Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë – votave nga diaspora.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.
Deri më tani janë numëruar 50 mijë e 484 vota (mbi 89%) nga rreth 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.
Sipas të dhënave nga QNR rezultatet deri më tani janë si më poshtë:
LVV – 39,298 vota
PDK – 4,582 vota
LDK – 3,922 vota
AAK – 1,086 vota
NISMA – 435 vota
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.