Diaspora
Numërohen mbi 47 mijë vota të diasporës, LVV-ja i merr gati 37 mijë
Demokracia
16:36 | 03 Mars 2021

Share:

Është duke vazhduar numërimi i votave të diasporës në QNR.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave të diasporës apo votave me postë, raporton Demokracia.com.

Sipas të dhënave të fundit, deri në ora 16:00 janë numëruar 47 mijë e 336 vota.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota dhe deri në ora 16:00 LVV-ja ka siguruar 36 mijë e 696 vota.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 4 mijë e 341 vota, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës 3 mijë e 743 vota.

Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar 59 mijë e 910 vota nga diaspora. /Demokracia.com/

Të ngjashme