Lajme
Nuk u krye renovimi siç duhet, të hënën nxënësit e gjimnazit ‘Ahmet Gashi’ mbajtën mësim online
Demokracia
16:40 | 01 Mars 2021

Share:

Nxënësit e gjimnazi të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, gjatë së hënë kanë mbajtur mësim online, pra sipas skenarit A.

Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, të hënën ka mbajtur mësimi në distancë, kjo për arsye se akoma nuk ka përfunduar në plotni renovimi i kësaj shkolle.

Drejtori i këtij gjimnazi, Ajet Brajshori tregoi për Demokracia.com se për shkak të lyerjes së klasave nxënësit kanë mbajtur mësim online.

“Është bërë lyerja e klasave me llak nuk është tharë mjaftueshëm dhe për këtë arsye nuk i kam lejuar nxënësit që të rrezikojnë shëndetin e tyre”, tha Brajshori.

Demokracia.com ka raportuar muaj më parë se në këtë shkollë kanë qenë duke u kryer disa renovime, dhe si pasojë e tyre nxënësit e kësaj shkolle gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me vonesë.

LEXO EDHE:

Fillon sot mësimi me prezencë fizike në këtë shkollë

Brajshori tregoi se renovimi i cili është bërë muajin e kaluar nuk ka qenë cilësor dhe për këtë arsye është intervenuar përsëri në lyerjen e klasave.

“Të them të drejtën renovimi është bërë, por nuk është bërë cilësorë dhe unë nuk e kam pranuar, prandaj kam dashur edhe njëherë që të bëhet lyerja e klasave”, tha Brajshori.

Ai më tej, tregoi se mësimi me prezencë fizike do të fillojë të martën./Demokracia.com/

Të ngjashme