Lajme
Fillon sot mësimi me prezencë fizike në këtë shkollë
Demokracia
11:39 | 01 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë, sot ka filluar mbajtjen e mësimit me prezencë fizike në shkollë sot, pas përfundimit të renovimeve.

Drejtori i shkollës Ajet Brajshori për Demokracia.com ka treguar se kanë përfunduar të gjitha punimet që kanë qenë duke u bërë në shkollë.

“Sot janë nxënësit në shkollë kanë përfunduar të gjitha ato punë që kanë qenë për renovim, kemi bë një punë shumë të madhe, nxënësit janë sot në mënyrë fizike në shkollë.  Duke mbajt mësim sipas grupeve normalisht, por mësimi në mënyrë fizike ka filluar”, tha Brajshori.

Komuna e Prishtinës për Demokracia.com ka treguar se mësimi me prezencë fizike në gjimnazin “Ahmet Gashi” do të fillojë me 27 janar, mirëpo drejtori i gjimnazit ka treguar arsyet e mos fillimit të mësimit me prezencë fizike.

Lexo edhe:

Nga komuna e Prishtinës tregojnë se kur pritet të nis mësimi me prezencë fizike në shkollën “Ahmet Gashi”

Sipas Brajshorit punimet nuk kanë qenë ende në përfundim dhe pa mbaru punimet, drejtori thotë se nuk ka lejuar të fillojë mësimi me prezencë fizike në shkollë.

“Kanë qenë edhe disa punë të cilat unë vetë nuk kam lejuar pa i finalizuar dhe kemi marrë vendim me taskforcën me filluar me të parin (1 Shkurt) dhe tani jemi në kushte të mira të punës”, tha Brajshori.

Tutje drejtori shton se kanë mbaru të gjitha punimet, është bërë pastrimi gjeneral i objektit, tash jemi edhe në furnizim me inventarin e ri./Demokracia.com

Të ngjashme