Lajme
“Nuk lejojmë të na shkelin”| Shpërthejnë pakënaqësitë, themeluesit e degës e braktisin LVV-në
Demokracia
11:19 | 14 Mars 2022

Share:

Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit themelues të degës në Rahovec, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në këtë subjekt politik.

Erzen Isma e Masar Shala si arsye për dorëheqjen e tyre kanë thënë se LVV-ja po e diskriminon qytetin e Rahovecit dhe po e injoron këtë qendër për një kohë të gjatë, përcjell Demokracia.com.

Të njëjtit, kanë shtuar nuk do të qëndrojnë të heshtur “ndaj kësaj padrejtësie”.

“Po ashtu, nga 11 mijë vota që i ka marrë LVV-ja në Rahovec as një njeri nga Rahovec, as një person nga Rahoveci nuk ka post të zv/ministrit apo ministrit që i takon me meritë këtij qyteti, dhe asnjë post politik në qeverinë Kurti 1 e Qeverinë Kurti 2”, thuhet në këtë njoftim, përcjell Demokracia.com.

Në fund, ish-anëtarët e LVV-së kanë thënë se nuk “lejojnë t’i shkelin”.

Kohëve të fundit dorëheqjet nga LVV-ja janë shtuar, sidomos pas rezultatit tepër të dobët që partia e tregoi në zgjedhjet lokale të vitit 2021./Demokracia.com/

Të ngjashme