Sport
“Nuk kemi folur ende për këtë”: Reagimi i Lewandowskit kur pyetet për fitoren 8:2 të Bayernit ndaj Barcelonës
Demokracia
16:29 | 26 Korrik 2022

Share:

Robert Lewandowski arriti të bëhet një nga transferimet më të mëdha këtë verë dhe të nënshkruajë me Barcelonën për befasinë e shumë njerëzve. Ai mbërriti në Spanjë pas një episodi të gjatë në Bayern, me të cilin ai kishte fituar ndaj Barcelonës me rezultat 8:2 në Champions disa edicione paraprake. Në një nga konferencat për shtyp, polaku u pyet për atë lojë, transmeton Demokracia.com.

Përkatësisht, Lewandowski luajti vetëm një ndeshje për Barcelonën dhe kjo ishte pjesa e parë kundër Real Madridit në miqësoren parasezonale “El Clasico”.

Pas asaj ndeshjeje në konferencë, një gazetar e pyeti Lewandowskin për rivalin e tij më të madh, si dhe humbjen e lartpërmendur të Barcelonës ndaj Bayernit, teksa polaki luante në Gjermani.

Ndeshja u luajt në gusht të vitit 2020 në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe Lewandowski shënoi vetëm një gol në atë kohë për klubin e tij, ndaj pyetja e befasoi, por edhe e bëri të qeshë.

“Më duhet të them që nuk folëm për këtë. Siç do të thosha, është e kaluara, ky është një kapitull i ri dhe një e tashme e re. Mendoj se nuk duhet të shikojmë pas dhe duhet të shikojmë vetëm përpara dhe kjo do të jetë ideja dhe sfida jonë në sezonin e ardhshëm”, tha duke qeshur Lewandowski./Demokracia.com

Të ngjashme