Sport
Nuk iu mjaftoi debakli nga Barcelona, tifozët e Real Madridit “çmenden” me veprimin e Carvajal pas El Classicos
Demokracia
16:31 | 21 Mars 2022

Share:

Dani Carvajal ka kaluar një natë të vështirë në Santiago Bernabeu të dielën mbrëma kur Real Madridi e mund 0-4 nga Barcelona në La Liga

30-vjeçari luajti vetëm në pjesën e parë, ndërsa u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga trajneri i tij Carlo Ancelotti, shkruan Demokracia.com.

Carvajal ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe nuk ka kaluar momente të mira për shkak të lëndimeve dhe Covid-19.

Ai ishte i lëkundur në mbrojtje dhe i pasigurt për të sjellë topin përpara kundër Barcelonës, sipas Diario AS dhe është kritikuar për një incident pas ndeshjes nga disa madrilen, tifozë të Realit.

Carvajal ka pëlqyer një postim të publikuar nga Jordi Alba në Instagram, duke festuar fitoren e Barcelonës, diçka që nuk i ka pëlqyer madrilenëve, të cilët shpejt e qortuan mbrojtësin veteran.

Ai shumë shpejt e hoqi pëlqimin nga postimi i bashkëkombasit të tij, megjithatë frustrimi i tifozëve madrilenë ishte i madh pas veprimit të tij.

Carvajal erdhi përmes sistemit të të rinjve në Madrid përpara se të largohej për në Bayer Leverkusen në vitin 2012 dhe të kthehej vitin e ardhshëm.

Që atëherë ai ka luajtur 320 ndeshje për Los Blancos, si dhe ka fituar 26 paraqitje për ekipin kombëtar spanjoll./Demokracia.com/

Të ngjashme