Lajme
“Nuk është kohë e ultimatumeve”, Nagavci i përgjigjet SBASHK-ut pas paralajmërimeve për grevë
Demokracia
20:58 | 21 Prill 2022

Share:

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Qeverisë i është dhënë një javë kohë derisa SBAShK’u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.

Por Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se nuk është koha për ultimatume dhe greva.

“Është tepër e rëndësishme të dijmë që nuk është kohë e ultimatumeve por është kohë e angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithëve për të përmirësuar rezultatet në arsim”, tha Nagavci për RTK-në.

“Kërkesat e SBASHK-ut që kanë të bëjnë me aspektin material natyrisht se janë çështje që ne si qeveri i kemi pasur në vëmendje”, shtoi ajo.

Nagavci Tha se po punohet që në Ligjin për Paga, mësimdhënësit të trajtohen si të barabartë.

“Si minittri e Arsimit, unë personalisht kemi adresuar në grupin punues të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me trajtimin e dinjitetshëm dhe të barabartë të mësimdhënësve”, tha Nagavci.

Të ngjashme