Lajme
Nuk e “vokë ujin e bojlerit me thupër”, Alban Hyseni ndan 160 mijë euro për gjenerator
Demokracia
10:04 | 18 Nëntor 2022

Share:

Paralajmërimet për krizë energjetike gjatë muajve të dimrit e kanë shtyrë Komunën e Gjilanit, që të fillojë përgatitjet. Kjo komunë ka nënshkruar kontratë për furnizim me gjenerator.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna e udhëhequr nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë ndarjen e 160 mijë e 350 eurove për furnizim me gjenerator, shkruan Demokracia.com.

Tenderi për këtë shërbim është hapur tash e disa ditë dhe do të mbyllet në fund të muajit kur edhe pritet të shpallet kompania fituese.

Ky institucion ka treguar edhe disa kritere që duhet t’i plotësojë kompania fituese.

“ Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit kontraktues si qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik gjate 3 vitet e fundit ka qenë jo me pak se 200.000,00 euro. Operatori Ekonomik duhet te ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata te natyrës se ngjashme gjate 3 vitet e fundit. Në një vlere prej jo me pak se 200.000,00 €.”, thuhet në dosjen e tenderit, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender, kompanitë kanë të drejtë të konkurrojnë deri më datën 29.11.2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme