Lajme
“Nuk e ndihmon gjendjen”: Stoltenberg ‘qorton pak’ Vuçiqin për grumbullimin e ushtrisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
Demokracia
11:57 | 21 Nëntor 2023

Share:

Forca paqembajtëse e NATO-s në Kosovë është aty “për të siguruar paqen” ndërsa detyrat e zbatimit të ligjit “i takojnë autoriteteve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët për media me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Beograd. Ndërkaq këtij të fundit njoftoi se ia ka përçuar një “shqetësim” mëngjesin e sotëm, se “grumbullimi i sërishëm” i forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën “nuk e ndihmon gjendjen”.

Stoltenberg në takimin e tij me Vuçiqin njoftoi ia ka përçuar, siç tha ai, shqetësimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut në lidhje me sulmet ndaj KFOR-it më 29 maj “ku 93 prej ushtarëve tanë pësuan lëndime, disa me lëndime jetësore” si dhe sulmin paraushtarak të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.

Faktet duhet të zbardhen dhe autorët duhet të sjellen para drejtësisë”, tha Stoltenberg, ndërsa tha se “e mirëpres gatishmërinë e Serbisë për bashkëpunuar në këtë”.

Për sulmin e 24 shtatorit, Stoltenberg ta shkurt se “kjo është e papranueshme” ndërsa “NATO ka dërguar një mijë trupa shtesë dhe armatime më të rënda” dhe se“kjo ka qenë përformcimi më i madh i yni më i madh në Kosovë brenda një dekadë”.

Por, Stoltenberg la të kuptojë që ka pasur “sërish” një grumbullim forcash serbe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi; teksa njoftoi edhe se Vuçiqit i ka folur saktësisht për këtë gjë: “Nuk e ndihmon situatën”, tha ai.

Siç i thash Vuçiqit gjatë takimit, që grumbullimi ushtarak serb përgjatë vijës administrative përsëri nuk do ta ndihmojë situatën”.

Ndërkaq, njëjtë si në Prishtinë, Stoltenberg kërkoi themelimin e Asociacionit të Komuanave të banuara me shumicë serbe. “E mirëpres propozimin e fundit të BE-së për themelimin e Asociacionit. Kjo do të ishte hap kyç drejt normalizimit”, tha ai.

Stoltenberg u pyet nga mediat në lidhje me mbrojtjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe shtimeve të patrullimeve përgjatë vijës kufitare, por sërish u kthye përgjigjes së njëjtë – se KFOR-i “nuk është forcë ligjëzbatuese” dhe se këto janë detyra të autoriteteve kosovare.

Mendoj se duhet ta kuptoni çfarë NATO bën në Kosovë dhe atë se për çfarë ne s’kemi përgjegjësi në Kosovë”, tha ai.

Që nga rritja e tensioneve dhe dhunës në veri, NATO ka vendosur të rris praninë e saj. Unë isha dje në veri, dhe çfarë pash është një forcë e përkushtuar e NATO-s që do të thotë se janë aty për të mbrojtur edhe serbët që jetojnë në veri të Kosovës”.

Gjithashtu, ai foli edhe për “rishikimin” e pranisë së trupave paqembajtëse të NATO-s në Kosovë në një “bazë më të qëndrueshme”.

Stoltenberg, mes tjerash, njoftoi se “gjatë takimit folëm për vazhdimin e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake mes NATO-s dhe Ushtrisë së Serbisë, dhe mirëpritëm për rinisjen e këtyre ushtrimeve”.

NATO ka dërguar një mijë trupa shtesë dhe armatime më të rënda; kjo ka qenë përformcimi më i madh i yni më i madh në Kosovë brenda një dekadë…E mirëpres koordinimin e vazhueshëm me Forcat Ushtarake të Serbisë dhe KFOR-it, kjo është e rëndësishme për të ndarë informacione kohore për të shmangur çfarëdo keqkuptimi”, ka thënë Jens Stoltenberg.

Të ngjashme