Sport
Nuhiu regjistron 100 ndeshje te Drita, ky është bilanci i tij
Demokracia
10:32 | 13 Shtator 2021

Share:

Ardian Nuhiu ka regjistruar ndeshjen e 100-të zyrtare në krye të stolit te klubi gjilanas, Drita.

Këtë shifër trajneri shkupjan e arriti në përballjen e fundjavës që lamë pas kundër Malishevës në udhëtim e cila u mbyll 0-1 në favor të skuadrës që ai drejton, shkruan Demokracia.com.

Në 100 ndeshje sa Nuhiu ka drejtuar “bardhekaltrit”, Drita ka 58 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje.

Ardian Nuhiu ka “timonin” e gjilanasve nga viti 2019 dhe nga atëherë ai u shpall kampion i Kosovës në edicionin 2020/2021 dhe nënkampion në edicionin e kaluar.

Postimi i plotë nga Drita:

Ardian Nuhiu 100 ndeshje zyrtare me FC DRITA

Treneri ynë, Ardian Nuhiu në ndeshjen me KF Malisheva, kishte ndeshjen jubilare ku arriti të shënoj 100 ndeshje në drejtim të FC DRITA.

Në edicionin 2019/20 kur timonin e klubit tonë e mori Ardian Nuhiu, FC DRITA u shpall kampion në Superligën e Kosovës.

Ndërsa, në edicionin 2020/2021 nënkampion.

Nuhiu ka udhëhequr me DRITËN në plot 100 ndeshje zyrtare në kampionat, Kupën e Kosovës dhe në garat evropiane; Champions League, Europe League dhe Conferenc League.

Nga të gjitha takimet, DRITA e drejtuar nga kryetrajneri Nuhiu ka shënuar 58 fitore, 21 barazime dhe  21 humbje.

Sukseset e DRITËS nën udhëheqjen e trajnerit kampion Nuhiu u treguan edhe në ndeshjet ndërkombëtare, duke arritur rezultatet më të mira nga klubet kosovare në Evropë dhe renditjen në pozitën më të lartë për klubet nga Kosova në UEFA.

Trajneri ynë aktual, Nuhiu është trajneri me jetëgjatësinë më të madhe në krye të DRITËS, duke udhëhequr me klubin për vitin e tretë me rradhë.

Nuhiu drejton DRITËN nga viti 2019, ku edhe arriti në kuotën e 100 ndeshjeve zyrtare në drejtimin e tij.

FC DRITA“. /Demokracia.com

Të ngjashme