Sport
Nuhiu para ndeshjes me Llapin: Pres që formën e mirë ta konkretizojmë me fitore
Demokracia
16:03 | 02 Shtator 2022

Share:

Në prag të ndeshjes Drita – Llapi, skuadra gjilanase ka mbajtur konferencë për media për të dhënë njoftimet e fundit rreth përgatitjeve dhe pritshmërive nga ndeshja e xhiros së pestë.

Në këtë rast, kryetrajneri Ardian Nuhiu  theksoi se do të jetë ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme, prandaj skuadra jonë do ta trajtojë si të tillë.

“Nesër na pret ndeshje e rëndësishme dhe si të tillë do ta trajtojmë. Kundërshtari meriton respekt maksimal, kurse ne ndeshjen do ta luajmë me përqendrim dhe vlerësim në maksimum. Në dy ndeshjet e fundit skuadra na ka plotësuar shumë, qasja, serioziteti dhe mënyra se si i kanë zhvilluar ndeshjet. Besoj që edhe nesër do të kemi po të njëjtën qasje, do të performojmë në formë të njëjte, të jemi kërkues dhe sigurisht do kemi edhe qasje agresive. Do të kërkojë vetëm të jemi më të qetë para portës apo edhe të kemi fatin sportive për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Optimist dhe vazhdimësi të rezultateve pozitive ka kërkuar edhe futbollisti, Ilir Blakçori.

“Nesër do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, pasi KF Llapi ka një skuadër mjaft të mirë dhe cilësore. Shpresoj të kemi edhe vazhdimësi të lojërave të mira si deri më tani, por të kemi edhe finalizimin i cili po na mungon. Shpresoj që nesër të performojmë mirë dhe ta rikthejmë fitoren”, theksoi Blakçori.

Për këtë ndeshje mungon futbollisti, Muharrem Jashari, i cili po vazhdon rikuperimin. Ndeshja Drita – Llapi luhet nesër nga ora 15:00. /Demokracia.com

Të ngjashme