Kuriozitete
Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë
Demokracia
10:33 | 06 Prill 2024

Share:

John Tinniswood nga Britania e Madhe aktualisht mban titullin e njeriut më të moshuar në botë me 111 vjet e 223 ditë.

Kjo pasi mbajtësi i mëparshëm i titullit, Juan Vicente Perez Mora nga Venezuela, vdiq ditë më parë në moshën 114 vjeçare.

Ai u takua me gruan e tij Blodwen gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u martuan në vitin 1942. Së bashku, ata kanë një vajzë, Susan.

Deri në pensionimin e tij në vitin 1972, Tinniswood ka punuar për Royal Mail, Shell dhe BP.

Sa i përket jetëgjatësisë, ai thotë se asnjëherë nuk i ka kushtuar rëndësi të ushqyerit dhe stilit specifik të jetesës.

Madje, ai thekson se ushqimet e tij të preferuara janë patatet e skuqura dhe peshku.

Për një jetë më të gjatë, ai këshillon “të stërvitni mendjen”.

Të ngjashme