Lajme
Njeriu i premtimeve të mëdha për grekët | Demagogu që e kopjoi Kurti merr edhe një rezultat katastrofal në zgjedhje
Demokracia
20:53 | 22 Maj 2023

Share:

Greqia është një vend që Albin Kurti preferon ta vizitojë, sidomos gjatë verës. Sigurisht, ai nuk është i vetmi që e ka këtë dëshirë.

Në ishujt luksoz të këtij shteti mesdhetar, ku qëndrimi kushton mijëra euro, Kurti ka shkuar disa herë për të marrë pjesë në forume të organizuara nga politikanë, kryesisht të së majtës.

Në Greqi, Kurti nuk ka gjetur vetëm qetësinë shpirtërore që ofrojnë ishujt ku mund të pushojnë vetëm të pasurit, por edhe politikanin model të tij, Alexis Tsiprasin, njeriun që me premtimet e mëdha për barazi e sovranitet mbushte sheshet e Athinës. Pak muaj pasi ishte bërë kryeministër i Kosovës, Kurti në korrikun e vitit 2021 kishte arritur ta takonte liderin e Syrizas, Alxis Tsipras.

Në zgjedhjet e vitit 2015, Syriza, një parti që kishte kundërshtime të mëdha me shtetet e fuqishme të Evropës, si Gjermania, kishte arritur të fitonte më shumë se gjysmën e mandateve të parlamentit grek që përbëhet nga 300 deputetë, shkruan Demokracia.com.

Në atë kohë, fitorja e partisë Syriza kishte shtuar shqetësimet se Greqia mund të mos paguante borxhet dhe të dilte nga Eurozona.

Qëndrimet e kryeministrit të ri grek, Alexis Tsipras dhe partisë së tij, Syriza, shoqëroheshin nga një gjuhë e fortë për politika sovrane e dinjitet kombëtar, por që të gjitha i mori era sapo ai u bë drejtues i qeversë greke.

Siç do të shkruajnë më vonë njohësit e politikave ndërkombëtare, trashëgimia e vërtetë e Alexis Tsipras është se ai la pas demagogjinë populiste sapo erdhi në pushtet.

Në një vend të zhytur në borgje si Greqia, nuk kishte arritur të bënte asgjë më shumë veçse të fillonte të shlyente borxhet qindra-miliarda dollarëshe ndaj kreditorëve.

Pas shumë zhvillimeve në Greqi, Tsipras dhe Syriza, në zgjedhjet e vitit 2019 humbën gjysmën e mandatave.

Por, rezultatet katastrofale për demagogun grek nuk përfunduan me kaq. Populisti grek, Alexis Tspiras, që u bë kryeministër i Greqisë në një kohë krize të madhe për këtë vend, ka marrë edhe një rezultat katastrofal në zgjedhjet që u mbajtën më 21 maj.

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, partia qeverisëse e Greqisë, Demokracia e Re, e cila udhëhiqet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shënoi një fitore të madhe. Me shumicën e votave të numëruara, Demokracia e Re, që është parti konservatore, mori një epërsi prej 40.8%, duke mposhtur partinë e së majtës së thellë – Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 deri në vitin 2019, me 20.1%.

Sipas hartës së publikuar në mediet greke, mund të vërehet vetëm një njollë e kuqe, që përfaqëson ngjyrën e së majtës në Greqi dhe përgjigjen që populli grek i ka dhënë populistit Alexis Tsipras. /Demokracia.com/

Të ngjashme