Lifestyle
Njerëzit që u takojnë këtyre shenjave të horoskopit janë partnerë të përkushtuar në lidhje
Demokracia
17:43 | 23 Shkurt 2021

Share:

Karakteristikat e sjelljes ideale të një partneri variojnë prej personaliteteve, megjithatë disa njerëz janë më të prirur ndaj lidhjeve të qëndrueshme se sa disa të tjerë.

Natyrisht, të shumtë janë faktorët që mund të ndikojnë lidhur me tendencat e një personi për të pasur lidhje të qëndrueshme dhe të shëndetshme emocionalisht, nisur nga rrethanat sociale,marrëdhëniet me prindërit, fëmijëria, adoleshenca e deri edhe te shenjat e horoskopit.

Sipas astrologëve kombinimet e disa faktorëve në shenjat e ndryshme të horoskopit bën që disa njerëz të jenë më të prirur ndaj lidhjeve serioze, përkushtimit ndaj partnerit, përderisa disa të tjerë duket sikur nuk janë gatuar për marrëdhënie stabile në dashuri.

Po sjellim për ju katër shenjat që dallohen si partnerë të duhur për të nisur një romancë që mund të përfundojë edhe në një lidhje serioze.

 

Gaforrja

Nën mbizotërimin e Hënës, gaforret janë prej më të ndjeshmëve dhe romantikëve të zodiakut.  Një gaforre do të luftojë për ju, nëse arrini t’a bëni të besojë në dashurinë tuaj. Ata do të bëjnë vazhdimisht sakrifica për marrëdhënien. Gaforret jepen me mish e shpirt për t’a bërë lidhjen të funksionojë. Mund të obsesionohen nga frika e braktisjes. Ata shpesh cilësohen si të ngathët, sepse janë të përkushtuar për të bërë të lumtur palën tjetër.

 

 

Luani

 

 

 

Karakteristikë e Luanit është të udhëheqë marrëdhënien. Atyre u pëlqen shumë roli që luajnë në marrëdhënie, duke e bërë veten të pranishëm. Të lindurit nën këtë shenjë janë aktiv sepse u pëlqen ndjenja e kontrollit. Kjo do të thotë që, në marrëdhënie, Luanët janë të përkushtuar në maksimum për të qenë gjithmonë në gjendje të zgjidhin situatat. Historia fillon të ndryshojë vetëm kur ata e kuptojnë se personi tjetër nuk e sheh përpjekjen që po bën. Nëse kjo ndodh, ata arrijnë të shkëputen shumë shpejt nga njëri-tjetri dhe t’i lënë vendin dramës.

 

Peshorja

 

Të lindurit nën këtë shenjë i dedikohen plotësisht palës tjetër. Ata i urrejnë debatet dhe bëjnë gjithçka që mundshme dhe të pamundur për marrëdhënien. Ata nuk mund ta durojnë idenë për ta bërë partnerin e tyre të palumtur dhe përfundojnë duke e kompensuar atë duke i lënë të marrin të gjitha vendimet. Ata preferojnë të injorojnë dhe të heshtin përpara një debati në mënyrë që të mos përkeqësojnë gjendjet shpirtërore. Ata bëjnë një përpjekje dhe priren të kenë marrëdhënie të gjata, pikërisht sepse sillen kështu.

 

Akrepi

 

Jashtëzakonisht i zënë me personin e dashur. Lidhja që Akrepët krijojnë është e thellë, një lidhje e shpirtrave. Ata bëhen një. Atyre u pëlqen të ndihen të bashkuar me gjysmën tjetër aq shumë sa u japin përparësi mendimeve të njëri-tjetrit. Por kujdes, ata nuk janë pasivë në një debat. Përkundrazi, fama e tyre është ajo e luftimeve, sepse ata ndiejnë gjithçka në lëkurën e tyre./Demokracia.com

 

Të ngjashme