ShowBiz
Një vit pas përfundimit, Monika Lubonja: Nga Big Brother VIP jam akoma me pasoja
Demokracia
19:18 | 25 Mars 2023

Share:

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për eksperiencën në këtë ‘reality show’.

54-vjeçarja ka ndarë më shumë detaje për publikun se si e përjetoi daljen nga ky format i famshëm.

“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan”, tha ajo.

“Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falënderoj publikun: jam me pasoja edhe sot”, u shpreh Lubonja për “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ajo përndryshe në BBVA ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun që krijoi momente të shumta gazmore.

Përndryshe, Monika tani po vazhdon karrierën e saj duke u fokusuar në disa projekte të ndryshme filmike. /

 

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024