Sport
Një tjetër skuadër e madhe italiane e kërkon Armando Brojën
Demokracia
13:34 | 16 Qershor 2022

Share:

Armando Broja është kthyer një nga emrat më të kërkuar të momentit dhe tashmë përveç shumë klubeve në Angli, talenti shqiptar po shihet me shumë vëmendje edhe nga Italia.

Përveç Napolit, që prej disa javësh ka shprehur interes për 20-vjeçarin, tashmë raportohet nga mediet italiane, se sulmuesi po ndiqet me vëmendje edhe nga Atalanata.

Atalanta i premtoi Gasperinit një ekip të revolucionarizuar për sezonin e ardhshëm dhe së fundmi raportohet se ka kërkuar informacion për sulmuesin e Chelseat, që sezonin e fundit spikati me fanellën e Southampton.

Aktualisht Broja ka kontratë edhe për katër vite të tjera me Chelsean dhe nuk dihet ende nëse klubi londinez do e shesë shqiptarin, megjithatë interesi nga klubet e tjera për të shtohet çdo ditë e më shumë.

Te Atalanta Broja do të gjente një tjetër shqiptar, Berat Gjimshitin, me të cilin luan te kombëtarja “kuqezi”.

Të ngjashme