Lajme
Një person gjendet pa shenja jete në rrugë
Demokracia
09:09 | 10 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të martën në fshatin Strellc i Epërm i Deçanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së martës një person është gjetur pa shenja jetë në rrugë në fshatin Strellc i Epërm i Deçanit, shkruan Demokraica.com.

Sipas njoftimit të policisë, viktimën e gjetur disa kalimtar të cilët e kanë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Pejës.

Në njoftim bëhet e ditur se njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me konsultim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Demokracia.com/

Të ngjashme