Lajme
Një person bie nga minibusi që ishte në lëvizje, pasi shoferi e hapi derën
Demokracia
08:59 | 01 Korrik 2023

Share:

Një person ka pësuar lëndime të premten pasi ka rënë nga minibusi në lëvizje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi dyshohet se në mënyrë të pakujdesshme e ka hapur derën e minibusit.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 30.06.2023 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit  në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme