Sport
Më pak se një orë nga derbi anglez Liverpool – Manchester United, publikohen formacionet startuese
Demokracia
20:05 | 19 Prill 2022

Share:

Liverpooli dhe Manchester United sonte nga ora 21:00 do të takohen për ta zhvilluar njërin nga derbit më të mëdhenj dhe të zjarrtë në Angli.

Stadiumi “Anfield Road” do të jetë arenë e duelit të xhiros së 30-të mes dy klubeve më të trofeshme në ishull.

Rangnick, trajneri i “Djajve të Kuq” do të jetë në përbërje pa yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon i cili është liruar nga klubi pasi i vdiq fëmija i porsalindur.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp ka vendosur në 11-she ekipin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion.

“Të Kuqtë” ndodhen në pozitën e dytë me 73 pikë, një më pak se City lider. Man United pozicionohet në vendin e pestë me 54 pikë të tubuara.

FORMACIONET ZYRTARE:

LIVERPOOL: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Diaz, Salah, Mane.

MANCHESTER UNITED: De Dea, Lindelof, Jones, Maguire, Pogba, Rashford, Fernandes, Dalot, Wan-Bissaka, Matiq, Elanga./Demokracia.com/

Të ngjashme