Lajme
Një muaj paraburgim për burrin nga Ferizaj, detyroj të miturën për një vit të kryente marrëdhënie seksuale
Demokracia
18:37 | 19 Prill 2024

Share:

Gjykata Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi.

Në komunikatë thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri në periudhë kohore nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars të viti 2024, në vazhdimësi ka detyruar të dëmtuarën e mitur të moshës nën katërmbëdhjetë (14) vjeçare që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.

“Në atë mënyrë që fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës.” – thuhet në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Të ngjashme