ShowBiz
Një lajm i rëndësishëm nga Elvana Gjata në lidhje me BBVA, ja për çfarë bëhet fjalë
Demokracia
19:04 | 22 Prill 2023

Share:

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore.

Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak më parë Elvana ka postuar në Tik Tok një video, ku u ka dhënë ndjekësve një lajm të rëndësishëm e shumë të bukur, për të cilin dukej mjaft entuziaste dhe e lumtur. Mesa duket këngëtarja do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm të “BBV2” , kjo pasi në fund të videos shkruhej:

Sonte në “Big Brother Vip 2”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Para pak ditësh me anë të një video të postuar në Tik Tok, Elvana ka kujtuar 2 vjetorin e publikimit të albumit të saj “Celu”, por me një ndryshim të vogël.

Teksa shfaqet në video në një ambjent në natyrë e shoqëruar me 2 vajza të tjera, të cilat kërcejnë krahë saj, Elvana këndon një pjesë nga këngët e albumit por në mënyrë popullore.

Të ngjashme