Kuriozitete
Një gjirafë pa njolla u lind në kopshtin zoologjik amerikan, besohet të jetë e vetmja në botë
Demokracia
10:19 | 23 Gusht 2023

Share:

Një kopsht zoologjik në Tenesi njoftoi se një gjirafë u lind pa njolla ku zyrtarët besojnë të jetë e vetmja në botë me këtë veçori lëkurore.

Kjo gjirafë shumë e veçantë u lind në kopshtin zoologjik Brights në Limestone më 31 korrik, transmeton Telegrafi.

Drejtori i kopshtit zoologjik David Bright tha se gjirafa e fundit pa njolla, e quajtur Toshiko, u lind në kopshtin zoologjik Ueno në Tokio në vitin 1972.

Gjirafa e lindur në SHBA ende nuk është emëruar por, kopshti zoologjik po shqyrton katër emra sikurse: Kipekee, Firyali, Shakiri dhe Jamella.

Të ngjashme