Arte
Fanela 19.000 dollarëshe të cilën as nuk mund ta veshësh
Demokracia
13:06 | 16 Prill 2021

Share:

Veprat artistike NFT (Non Fungible Tokens)  janë fenomeni i momentit, vlera e të cilave po tejkalon çdo pritje normale.

Grimes  ka shitur vepra të tilla për 6 milionë dollar, Azelia Banks ka shitur një audio kasetë seksi për 17.000 dollarë dhe Beeple një artist i panjohur është bërë një prej më të shtrenjtëve në botë duke arritur të shes një kollazh për 69 milion dollarë, transmeton Demokracia.com

Javën e kaluar u dëshmua që edhe moda është duke u dorëzuar para këtij trendi. Kate Moss u bë pjesë e kësaj me një seri prej 3 videosh të cilat do të shiteshin për 16.000 funta dhe një fanelë virtuale nga një ofertues anonym u shit për 19.000.

Kjo fanelë vjen e dizajnuar nga labeli Overpriced dhe kjo fanelë është saktësisht ashtu si e paramendoni një vepër NFT.

Është krejtësisht me ngjyrë të zezë, në mes ka një një logo të stilizuar me stil graffiti me ngjyrë të gjelbërt, në të cilën shkruhet “fuck your money”.

Bashkëthemeluesi i Overpriced, Leighton James, i tha Hypebeast se “ne jemi një grup artistësh që kërkojnë të krijojnë modë kripto të mbështetur në art që synon të sfidojë konceptet se çfarë është moda luksoze.

NFT ofrojnë një mënyrë unike për artistët për të përcaktuar se çfarë është reale dhe çfarë është autentike, ”tha James. “Klientët tanë po blejnë art unik të veshshëm që askush tjetër në botë nuk i ka”./Demokracia.com/

Të ngjashme