Lajme
Një burrë ther me thikë disa persona në Frankfurt
Demokracia
14:32 | 26 Janar 2021

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Frankfurt të Gjermanisë pasi që një person ka therur me thikë disa të tjerë.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm një person në afërsi të stacionit kryesor të trenit në Frankfurt të Gjermanisë ka therur me thikë disa persona.

Siç raportojnë mediat gjermane, transmeton Dmokracia.com, i dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia, përderisa nuk janë dhënë detaje për të plagosurit dhe as për të dyshuarin.

E gjitha çfarë dihet deri më tani është se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve, sulmuesi nuk kishte zgjedhur viktimat dhe i kishte sulmuar ata pa ndonjë arsye. /Dmokracia.com/

Të ngjashme