Auto&Tech
Një asteroid gjigant do të kalojë sot pranë Tokës
Demokracia
12:40 | 18 Janar 2022

Share:

Një asteroid gjigant, më i madh se çdo ndërtesë në Tokë do të kalojë pranë planetit tonë të martën, njoftoi NASA.

Asteroidi, i quajtur 7482 (1994 PC1), është më shumë se një kilometër i gjerë apo saktë 1.052 metra.

Është më i madh se ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa në Dubai, e cila është 830 metra e lartë.

Megjithatë, NASA tha se asteroidi nuk përbën asnjë rrezik për Tokën, raportoi Sky News.

Sipas NASA-s, shkencëtarët e kanë ndjekur asteroidin prej vitesh dhe se distanca në momentin që do të kalojë pranë tokës, do të jetë 1.931.212 kilometra.

Kjo distancë është e barabartë me pesëfishin e distancës së Hënës nga Toka.

Të ngjashme