Lajme
Nis ndërtimi i Qendrës për trajtimin e qenve endacakë në Hajvali
Demokracia
16:43 | 24 Tetor 2022

Share:

Për herë të parë në Kosovë po ndërtohet Qendra për Trajtimin e Kafshëve.

Fokusin kryesisht do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e KafshëvePër herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë. Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme