ShowBiz
Nicola Peltz i përgjigjet thashethemeve për mosmarrëveshje me Victoria Beckham
Demokracia
21:07 | 01 Nëntor 2022

Share:

Nicola Peltz Beckham sapo dha një intervistë të gjerë ku foli për thashethemet për grindje mes saj dhe vjehrrës Victoria Beckham. Ajo gjithashtu zbuloi se e hoqi bashkëshortin e saj, Brooklyn Peltz Beckham, nga filmi i saj, teksa ai ishte ulur dhe e shikonte atë duke e edituar filmin.

Për filmin në fjalë, Lola James, regjisore dhe skenariste është Nicola, dhe po ashtu e njëjta edhe luan në të.

“Unë isha regjisore ne një film vitin e kaluar që e shkrova kur isha 23 vjeç [Lola James] dhe Brooklyn është ende i zemëruar me mua. Më tha: ‘A mund të jem në filmin tënd?’ Dhe unë isha sikur “oh Zot, do ta isha e nderuar, por na duhet të të maskojmë”, tha Nicola për The Times, transmeton Klan Kosova.

“Natyrisht që ai është i mbuluar me tatuazhe dhe është britanik. Pra, ai bëri disa pjesë në sfond, të cilat nëse i kushtoni vëmendje, mund të më gjeni, por në një skenë ai tha ‘A mund ta vendos mikrofonin, dua të them një rresht?’ E kishte theksin më britanik se ndonjëherë. Unë përfundova duke e prerë pjesën e tij! Ai u ul atje, në dhomën e redaktimit, dhe tha: “A me të vërtetë e preve pjesën time teksa unë jam ulur këtu?”… Unë thashë: “Po, të dua shumë!””, vazhdoi ajo.

Në lidhje me thashethemet për “mosmarrëveshje” mes saj dhe vjehrrës, Nicola u përgjigj: “Nuk është një grindje! Vazhdoj ta shoh kudo atë fjalën, ‘mosmarrëveshje, grindje, grindje’! Nuk i kushtoj vëmendje të gjithave… po ta bëja, do të çmendesha”

“Mendoj se gjithçka filloi, dhe këtë e kam thënë edhe më parë, sepse nuk përfundova duke veshur fustanin e nusërisë së Victoria-s, por e vërteta yshtëse me të vërtetë, me të vërtetë doja ta vishja dhe mendova se ishte kaq bukur që mamaja e Bruklinit do ta bënte atë për mua! Dhe isha shumë e emocionuar ta vishja! Dhe nuk përfundova duke e veshur”.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024