Lajme
“Ngulfatje nga ushqimi” – Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 21-vjeçarës në “Shtëpinë e fëmijëve” në Shtime
Demokracia
13:56 | 16 Maj 2023

Share:

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet për vdekjen e një 21 vjeçare në “ Shtëpinë e fëmijëve” në Shtime.

Viktima ka ndërruar jetë të hënën, bëri të ditur policia. Sipas njoftimit, dyshimet janë se ajo është ngulfatur nga ushqimi.

Por, për këtë prokuroria është duke e hetuar si rast.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zyra për komunikim publik në Ferizaj.

“Rasti në fjalë është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. ​

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se rasti ka ndodhur tek “Shtëpia e fëmijëve”, rreth orës 19:30.

“Më datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj, dyshohet ngulfatje nga ushqimi”, tha ai.

Të ngjashme