Lajme
Ngjyrat e flamurit të LGBT-së në Qeveri, Nushi i PSD-së publikon foton e Kurtit me hoxhën Osman Musliu
Demokracia
14:42 | 18 Maj 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti shpesh herë një postim që e publikon në “Twitter” nuk e ripublikon edhe në “Facebook”. Kështu ka ndodhur edhe me shkrimin e djeshëm për komunitetin LGBTI, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.

Një strategji e tillë e Kurtit për komunikim me opinionin publik duket se ka të bëjë me audiencën e ndryshme që ka në “facebook” dhe “twitter”.

Për këtë ka reaguar Nol Nushi i PSD-së, duke thënë se Kurti po “shitet kuller dhe emancipues” në “twitter” derisa ia ka rikthyer në vëmendje fotografinë me hoxhën nga Drenica, Osman Musliun, kur kishin ngrënë bashkë fasule e pite.

Postimi i plotë:

Të ngjashme