Lajme
Ngjarja tragjike në Podujevë| Çfarë kishte ndodhur mes babait dhe djalit që çoi në vrasje
Demokracia
21:14 | 13 Qershor 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

Të përfshirë janë dy persona të fshatit Bajçinë, saktësisht babai dhe djali i tij për shkak të problemeve pronësore, shkruan Demokracia.com.

I vrarë ka mbetur djali Edon Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, Naim Ismajli, ky i fundit tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Para një jave dyshohet se mes tyre kishte pasur po ashtu konflikt fizik për të njëjtën tokë, për çka ishte hapur edhe rast në polici.

Lajmin për vrasjen e rëndë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai./Demokracia.com/

Ky është personi që dyshohet se vrau djalin e tij në Podujevë

LAJMI I FUNDIT| Ky është personi që mbeti i vrarë në Podujevë, dyshohet se jetën ia mori babai (FOTO)

Të ngjashme