Lajme
LAJMI I FUNDIT| Ky është personi që mbeti i vrarë në Podujevë, dyshohet se jetën ia mori babai (FOTO)
Demokracia
20:22 | 13 Qershor 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës pasditen e sotme. Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Demokracia.com.

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet se babai e ka vrarë djalin pas mosmarrëveshjeve për pronë.

I vrarë ka mbetur E. Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, N. Ismajli.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai. /Demokracia.com/

Ky është personi që dyshohet se vrau djalin e tij në Podujevë

Të ngjashme