Lajme
Ngacmoi ish-vjehrrën e saj përmes telefonit, arrestohet gruaja në Gjilan
Demokracia
08:59 | 17 Shtator 2022

Share:

Një grua nga Gjilani është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin e veprës penale ‘Ngacmim’ ndaj vjehrrës së saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, duke thënë se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ibrahim Pacolli, Gjilan 15.09.2022 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmuar ish vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Të ngjashme