ShowBiz
Nga pushimet në Saint-Tropez, Leonardo DiCaprio shihet sërish i rrethuar nga disa femra në jahtin e tij luksoz
Demokracia
10:18 | 22 Korrik 2023

Share:

Leonardo DiCaprio dhe Tobey Maguire shijuan një zhytje në ujërat e Saint Tropez, në shoqërinë e disa bukurosheve.

Fituesi i “Oscar”, 48 vjeç, po argëtohej në diell në një jaht përkrah yllit të “Spiderman”, teksa ishin në një arratisje në Rivierën Franceze.

Dyshja – të cilët kanë shijuar verën e nxehtë në brigjet franceze gjatë javës së kaluar – dukeshin në humor të shkëlqyeshëm ndërsa kalonin kohë me shoqërueset e tyre magjepsëse.

Foto: MEGA

Ylli i Hollywoodit u shfaq me një palë pantallona të shkurtra blu dhe me disa aksesorë ari rreth qafës.

Ndërkohë Tobey zgjodhi rroba banje marine dhe një kapelë të përshtatshme me nuanca të zeza.

Foto: MEGA

Dyshja dukeshin të relaksuar vetëm një ditë pasi u panë në ‘Club 55’ të Saint-Tropez.

Leonardo u fotografua duke biseduar me miqtë e tij në varkë, ndonëse nuk bëhet e ditur se me kë gjegjësisht ishte.

Foto: MEGA

I njëjti kohëve të fundit shpesh është parë në shoqëri të Maya Jama dhe Neelam Gill.

Modelet e famshme u komentuan vazhdimisht nga tabloidet ndërkombëtare për një lidhje me DiCaprion.

Foto: MEGA
Foto: MEGA

Të ngjashme