Lajme
Nga Policia e Kosovës thonë se po vërehet respektim më i madh i rregullave në trafik
Demokracia
20:23 | 23 Prill 2024

Share:

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit, aksidentet, gjobat dhe apelet e policisë për ngasësit e automjeteve në Kosovë.

Sa i përket zbatimit të ligjit të ri të komunikacionit, Rexhepi tha se Policia e Kosovës me shumë akterë të tjerë kanë marrë shumë veprime të cilat kanë të bëjnë me sensibilizimin qoftë të shoferëve e pjesëmarrëseve të tjerë në trafikun rrugor.

“Ndonëse ligji i ri ka hyrë në fuqi para tri javësh, është vërejtur një ndryshim në komunikacion. Ka më pak përdorime të telefonit gjatë vozitjes dhe rripi i sigurisë nga shumica dërmuese po vendoset si dhe kundërvajtje të tjera qoftë shpejtësia e të tjera janë ulur dukshëm”, tha Rexhepi për televizionin publik.

Sipas tij, gjatë një kontrolli rutinor në autostradë rreth gjysmë ore janë ndalur disa vetura dhe rripi i sigurisë nga ngasësit e vetura po vendoset në maksimum.

“Ne e vlerësojmë këtë për faktin se edhe nga ekspertizat gjatë aksidenteve ka ardhur në përfundim se rripi i sigurisë parandalon vdekjet”, tha Rexhepi.

Të ngjashme