Lajme
Nesër nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Erden Atiqit, kanë afat më pak se një javë
Demokracia
15:40 | 16 Janar 2024

Share:

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nis nesër; ndërsa për të qenë e suksesshme kjo iniciativë në këtë komunë duhet të mbledhet rreth 3 mijë e 600 nënshkrime që përbën rreth 20% të elektoratit lokal.

Se që nga nisër rreth orës 9:00 të mëngjesit nis mbledhja e nënshkrimeve në një sallë sportive në anën veriore të Mitrovicës tashmë veçse është konfirmuar edhe për portalin serb të lajmeve “KoSSeV”.

Në emër të grupit iniciativ për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, po i njoftoj qytetarët se më në fund i kemi marrë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se nesër do të fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit” ka thënë një ra nga anëtaret e këtij grupi, Sanja Lazarevic për KoSSev.

Kujtojmë se deri më 22 janar është afati përfundimtar kur grupi iniciator duhet të përfundojë mbledhjen e nënshkrimeve të rreth 20% të elektoratit, për të kaluar mëpastaj në fazën finale të çvotimit të Atiqit, ku kërkohet 50% + 1 votë për shkarkimin përfundimtar.

Të ngjashme