Lifestyle
Nëse hani këto ushqime nuk do të keni më nevojë për botoks
Demokracia
09:14 | 26 Qershor 2023

Share:

Disa ndryshime të vogla në dietën ushqimore mund të jenë po aq efikase sa botoksi. Sipas një prej dermatologeve më të njohura në botë, konsumimi i “superushqimeve” redukton rrudhat, ndihmon hidratimin dhe i jep shkëlqim lëkurës.Nëse nuk marrim ushqyesit e duhur, shtresa e sipërme e lëkurës duket e thatë, e irrituar ndërsa shtresa e dytë humbet elasticitetin dhe hidratimin. Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë thelbësorë, por trupit i duhen karbohidrate, proteina, vitaminat C, D, E, zink, hekur, selenium dhe bakër për t’i prodhuar. Por mbi të gjitha i duhen yndyrna. Avokadoja, frutat e thata, vaji i ullirit dhe salmoni janë burime të shkëlqyera yndyrnash. Nëse jeni vegjetarianë, merrni suplemente algash me Omega-3.

Çdo vit prodhohen qindra produkte që deklarojnë se përmbajnë kolagjen, proteinën që kujdeset për elasticitetin e lëkurës dhe shëndetin e kyçeve, por ka alternativa më të mira. Suplementet që përmbajnë kolagjen dhe dipeptide janë po aq efektive. Megjithatë, duhet t’i shoqëroni me marrjen e vitaminës A e cila gjendet në mëlçi, skumbri, salmon, gjalpë, djathë, vezë, karota, speca të kuq, patate të ëmbla dhe kajsi ndihmon në rigjenerimin e qelizave.

Për një lëkurë të shëndetshme pavarësisht moshës konsumoni çaj jeshil, arra, salmon dhe manaferra. Për më shumë shkëlqim shtoni perime të gjelbra, proteina, yndyrna dhe drithëra të plota.

Vera e kuqe dhe birra mund të shkaktojnë probleme në lëkurë si rrudhat, fryrje të zonës poshtë syve dhe kapilarë të dukshëm gjaku si pasojë e pranisë së lartë të histaminës. Përzgjidhni pije pa ngjyrë si xhin, vodka dhe tekila për të evituar këtë problem.

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024