Lajme
“Nënshkrim për zbatim” | Lajçak shkatërron propagandën e Kurtit: Statuti i Zajednicës është paraparë të jetë dokument i Kosovës, Serbia s’ka nevojë ta nënshkruajë
Demokracia
09:44 | 22 Dhjetor 2023

Share:

“Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”.

Kjo është përgjigja e Bashkimit Evropian, përmes emisarit të tyre për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që i drejtohet ekskluzivisht kryeministrit Albin Kurti, i cili prej disa muajsh ka përsëritur kërkesën që Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit të zbatimit të saj [Ohër, 18 mars 2023], por edhe Statuti për themelimin e Zajednicës [21 tetor 2023] të nënshkruhen edhe nga Serbia, shkruan Demokracia.com.

Me anë të kësaj deklarate, të cilën siç vërehet Lajçak ka dashur ta potencojë para se të pyetej nga gazetari, BE hedh poshtë propagandën e Kurtit, i cili vazhdon t’ua mbajë të fshehur qytetarëve të Kosovës, Statutin e Zajednicës, që i referohet Rezolutës 1244 të Këshilit të Sigurimit të OKB-së. Mbështetja e Statutit të Zajednicës në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së po shihet si fatale për Republikën e Kosovës.

Lajçak: S’është e nevojshme që Serbia ta nënshkruajë Asociacionin, Drafti është i dizajnuar si dokument i Kosovës

Një kërkesë të tillë, kryeministri Kurti e ka formalizuar edhe më 26 tetor 2023 në takimin e përbashkët me liderët evropianë: Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij Miroslav Lajçak.

“Në fund të takimit, kryeministri Kurti tha: Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, bëhej e ditur në komunikatën e Qeverisë.

Njoftimi zyrtar: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/komunikate-per-media-pas-takimit-ne-bruksel-me-kreret-e-bashkimit-evropian/

Lexo edhe këtë:

“Kryezajedniçarit” Albin Kurti po i mungon foto e nëshkrimit të Zajednicës me Vuçiqin: Duhet bërë më shumë presion Beogradit, nënshkrimi i njohjes ‘de facto’

Deri më tani, kryeministri Kurti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me intervistën e emisarit evropian, Miroslav Lajçak, i cili publikisht u ka dhënë përgjigje shumë çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun dhe Statutin për themelimin e Zajednicës.

A e kanë seriozisht apo do të tërhiqen prapë? | Kurti e zyrtarizon në Bruksel kushtëzimin për Zajednicën – “Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”

Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi/Shtojca e saj [Ohër, 18 mars 2023] nuk kanë nevojë të nënshkruhen as nga Kosova dhe as nga Serbia. Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar në Ohër që këto dokumente të hyjnë në fuqi me Deklaratën e BE-së.

Kjo deklaratë ishte publikuar më 18 mars 2023 dhe sipas saj: “Bashkimi Evropian mirëpret palët që ranë dakord sot për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parashihet të bëhet pjesë integrale dhe detyruese e rrugëve respektive evropiane të palëve”.

“Nënshkrimi” | Kurti me filma të lodhtë në kërkim të nënshkrimit të Serbisë, ai është pajtuar me Vuçiqin që Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit të hyjnë në fuqi me Deklaratën e BE-së

Me Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksin e zbatimit [Ohër, 18 mars 2023], Kurti është dakorduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për “të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” dhe për zyrtarimin e “statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (Neni 7)” dhe për zbatimin “e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese (Neni 10)”.

Më 21 tetor 2023, kryeministrit Kurti i është dorëzuar një draftstatut për themelimin e Zajednicës nga 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën e Italinë, të cilin, më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.

Ky statut, të cilin Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruajë para liderëve evropianë, i referohet Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Përmbajtja e plotë e Statutit nuk është bërë ende publike, por ky detaj është zbuluar nga zëvendësi i Kurtit në Qeveri, Besnik Bislimi, më 13 dhjetor 2023, gati dy muaj pas pranimit të dokumentit. / Demokracia.com /

Si e zbuloi Bislimi skandalin e madh të shefit të tij? | Zajednica i referohet Rezolutës 1244, Kurti u vetëofrua ta nënshkruajë pa asnjë kundërshtim (Fakte)

 

Të ngjashme