Lajme
Si e zbuloi Bislimi skandalin e madh të shefit të tij? | Zajednica i referohet Rezolutës 1244, Kurti u vetëofrua ta nënshkruajë pa asnjë kundërshtim (Fakte)
Demokracia
15:38 | 16 Dhjetor 2023

Share:

“Diku në draft [Rezoluta 1244] përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar”.

Kjo deklaratë e Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhënë për RTK-në më 13 dhjetor 2023, shpërfaq në publik njërin nga skandalet më të mëdha të kryeministrit Albin Kurti, i cili me veprimet dhe obligimet që ka marrë para bashkësisë ndërkombëtare rezolutojnë të rrezikshme për kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

https://demokracia.com/skandal-bislimi-publikon-lajmin-e-rende-statuti-i-zajednices-i-referohet-rezolutes-1244/

Mbështetja e Statutit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999, për profesorin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe njëherit ish-kryetar i parë i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanin, “ka pasojë të drejtpërdrejta për shtetësinë e Kosovës dhe shënon fazën e re në procesin e zhbërjes së Mendimit Këshilldhënës të GJND-së për Kosovën dhe, për rrjedhojë, të pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008”.

Sipas Hasanit, Aneksi i Ohrit nuk mund të zhbëhet dhe se procesi i çnjohjeve do të marrë përmasa drastike. “Unë pres që procesi i çnjohjeve të merr përmasa edhe më drastike, pasi vendet që kanë pasur ndërmend të na njohin do të dekurajohen shumë kur të shohin atë që ka bërë Kosova në Ohër dhe me Statutin për Autonominë serbe me bazë në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.

https://demokracia.com/enver-hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es/

Faktet e prezantuara në vazhdim tregojnë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar Planin e 5 emisarëve për themelimin e Zajednicës edhe para liderëve evropianë dhe orvatjet e tij për të kërkuar nënshkrimin e presidentit serb, Vuçiq, nuk kanë kurrfarë kuptimi, pasi ai është dakorduar në Ohër që Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi për zbatimin e saj [Ohër, 18 mars 2023], nuk kanë nevojë të nënshkruhen, por të hyjnë në fuqi me Deklaratën e BE-së.

Kryeministri Kurti ka filluar procesin e themelimit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Nenit 7.

Më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/komunikate-per-media-pas-takimit-ne-bruksel-me-kreret-e-bashkimit-evropian/

Edhe pse kryeministri Kurti në disa raste ka përmendur “nënshkrimi nënkupton pranim dhe garanton zbatim”, Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi/Shtojca e saj [Ohër, 18 mars 2023] nuk kanë nevojë të nënshkruhen as nga Kosova dhe as nga Serbia.

Kështu janë dakorduar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kur arritën pajtueshmërinë për këto dy dokumente. Kurti dhe Vuçiq ishin dakorduar që ujdia mes tyre të hyjë në fuqi me deklaratën e BE-së.

https://demokracia.com/borrell-nenshkrimi-su-be-per-arsye-legale-palet-u-pajtuan-qe-ujdia-hyn-ne-fuqi-me-deklaraten-time/

Dhe pikërisht kështu ka vepruar Bashkimi Evropian, duke publikuar deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, pak para përfundimit të ditës së 18 marsit 2023. “Bashkimi Evropian mirëpret palët që ranë dakord sot për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parashihet të bëhet pjesë integrale dhe detyruese e rrugëve respektive evropiane të palëve”, thuhet në Deklaratën e BE-së.

https://demokracia.com/nenshkrimi-kurti-me-filma-te-lodhte-ne-kerkim-te-nenshkrimit-te-serbise-ai-eshte-pajtuar-me-vuciqin-qe-marreveshja-e-brukselit-dhe-aneksi-i-ohrit-te-hyjne-ne-fuqi-me-deklaraten-e/

Deri më tani, as BE dhe as Kurti nuk kanë publikuar përmbajtjen e Statutit për themelimin e Zajednicës. Përmbajtja zyrtare nuk dihet ende, me përjashtim të ndonjë deklarate, si kjo e zëvendësit të Kurtit, që zbulojnë anomalitë e mëdha të ujdisë së Kurtit. /Demokracia.com /

Të ngjashme