Lajme
Nënkryetari i Prishtinës jep detaje: Sheshi do të vazhdohet deri të Posta
Demokracia
14:15 | 01 Janar 2023

Share:

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë edhe një herë të ditur se sheshi në rrugën “Xhorxh Bush”, do të vazhdojë të mbetet i mbyllur për automjete private, ndërsa nga 8 janari, do të hapet vetëm korsia për autobusë e automjete të emergjancave.

Në një intervistë për ekonomia online, ai po ashtu ka konfirmuar se është plan i kryetarit Përparim Rama që sheshi të rritet deri te posta e madhe.

Megjithatë, Zogaj nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj, vetëm ka bërë të ditur se “do të vazhdohet deri aty ku po ndërtohet xhamia”.

“Kryetari Rama ka thënë që sheshi do të zgjatet deri tek Posta aktualisht deri aty ku po ndërtohet Xhamia, por fillimisht ne do të vazhdojmë me idenë që sheshi do të zgjatet deri tek Katedralja, por edhe aty pas 8 janarit ne e lirojmë një korsi për qarkullimin e autobusit, për qarkullimin e veturave të emergjencave në mënyrë që qarkullimi të lirohet pak sa. Kemi marr kritika gjatë këtij muaji, por kemi marr gjithashtu edhe të dhëna se ky i kemi fytet e ngushta në mënyrë që të punojmë në ato drejtime”.

Vlen të theksohet se sheshi “Xhorxh Bush” gjatë kësaj kohe është shfrytëzuar si hapësirë për t’i festuar festat e fundvitit.

Të ngjashme