Lajme
Nënkryetari i Preshevës: Mbi 100 mijë shqiptarë janë regjistruar në Luginë, proces historik
Demokracia
13:16 | 24 Tetor 2022

Share:

Almin Shaqiri, nënkryetar i Komunës së Preshevës, ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar në lidhje me procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se deri tani mbi 100 mijë shqiptarë janë regjistruar, në atë që e ka cilësuar si “proces historik” për shqiptarët e Luginës.

Regjistrimi, i cili realizohet nga Enti i Statistikave Republikane i Serbisë, mbledh të dhëna për popullsinë, moshën, gjininë, strukturën arsimore dhe martesore, aktivitetin ekonomik, strukturën e amvisërive dhe familjeve, si dhe fondin e banimit.

Mbledhjen e të dhënave nga qytetarët e bëjnë drejtpërdrejt regjistruesit, të cilëve u kërkohet të mbajnë dokument identifikimi dhe ta tregojnë atë përpara se të hyjnë në një familje.

Rezultatet preliminare të regjistrimit do të publikohen brenda 30 ditëve pas përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Shqiptarët e Luginës mobilizohen për regjistrim

Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka qenë i paraparë të bëhet në vitin 2021, por është shtyrë për këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Postimi i plotë:

Mbi 100.000 shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjithandej shqipe.

Edhe 8 ditë deri në përfundim të këtij procesi historik për shqiptarët e Luginës.

Andaj, REGJISTROHUNI 🇦🇱.

Të ngjashme