Lajme
Nëna e Marigona Osmanit e emocionuar: Nuk mundem me i pa këto pamje
Demokracia
11:50 | 01 Qershor 2023

Share:

Nëna e Marigona Osmanit, e cila është parë prezentë në sallën gjyqësore të Gjykatës Themelore të Ferizajt ku po mbahet gjykimi, nuk ka pranuar t’i shohë pamjet nga banesa e Dardan Krivaqës, të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës.

Pamjet do të shfaqen në seancë të mbyllur, teksa dyshohet të jenë nga momenti kur Krivaqa kreu aktin barbar.

“Unë prej fillimit kam thanë, këto pamje nuk mundem me i pa, dasëm me pa është “hata” le më këso pamjesh”, ka deklaruar ajo për Insajderin.

Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup.

Të ngjashme