Lajme
Nën ndikim të alkoolit, qytetari nga Shtimja bën lajmërim të rremë se dikush ia grabiti 3500 euro
Demokracia
16:45 | 11 Mars 2023

Share:

Një person në Shtime ka pranuar se ka bërë lajmërim apo kallëzim të rremë, duke u deklaruar në stacionin policor të kësaj komune se dikush e ka sulmuar dhe ia ka grabitur 3500 euro.

Në një njoftim të Policisë, bëhet e ditur se A.G. 48-vjeçar lajmërimin e ka bërë të shtunën në mëngjes, duke thënë se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes “persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur”.

Pas deklarimit, kanë nisur hetimet se mund të jetë kallëzim i rremë. Ankuesi është testuar me alkool-test dhe rezultati ka dalë 1.42 promila.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, në prani edhe të avokatit mbrojtës, pasdite qytetari ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm.

Të ngjashme