Lajme
Në veri shpërndahen fletushka që të mos ndërrohen targat nga “KM” në “RKS”
Demokracia
21:18 | 01 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Në qytetet veriore të Kosovës janë shpërndarë disa fletushka ku është bërë thirrje që serbët e Kosovës të mos i ndërrojnë targat e vjetra, tashmë ilegale, me ato legale, RKS.

Ndërsa, në pikën kufitare në Jarinjë po vazhdon zbatimi i marrëveshjes mes dy vendeve për dokumentin për hyrje/dalje.

Që nga mesnata e deri në këto momente rreth 800 vetura kanë hyrë nga Serbia në Kosovë dhe kanë dalë 700 prej tyre, teksa për asnjërën s’është lëshuar dokument shtesë përvec që është kërkuar letërnjoftimi.

Ndërkohë, kufitarët i kanë thënë Klan Kosovës se janë ende duke i pranuar letërnjoftimet ilegale serbe, teksa nuk ka ende një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar ato.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe vend-qëndrime të KFOR-it, ku nga Leposaviqi deri në Jarinjë janë katër pikë-qëndrime teksa më i afërti është rreth 100 metra afër pikës kufitare.

Të ngjashme