Lajme
Në Tiranë, u protestua në mbështetje të Kosovës
Demokracia
22:06 | 16 Qershor 2023

Share:

Me moton “Dje, sot, nesër përjetë bashkë”, qytetarë të Shqipërisë kanë protestuar të premten në Tiranë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kanë kërkuar më shumë mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

Protestuesit i kërkojnë Qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah i Kosovës.

Ishte një thirrje e bërë një ditë më parë në rrjetet sociale që ftonte qytetarët të mblidheshin në sheshin para selisë së qeverisë në Tiranë./KP

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024