Sport
Në Sopijë të Suharekës, nis turniri madhështorë në Futboll të Vogël
Demokracia
12:00 | 18 Qershor 2023

Share:

Gjatë muajve maj dhe qershor në shumë fshatra të Kosovës organizohen ngjarje të ndryshme sportive në baza vullnetare nga të rinjtë, Futbolli i Vogël është aktiviteti sportiv që organizohet më së shumti dhe që ngjall interesim të madh edhe të shikueshmërisë.

Një turne që është duke ngjall interesim të jashtëzakonshëm për futbolldashësit është në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.

Në këtë fshat tash e disa vite organizohet një turnir në Futboll të Vogël nga të rinjtë e këtij fshati. Fillimisht ka pasur emër tjetër por në vitin 2015 vdes njëri nga kontribut dhënësit e organizimit, dhe nga viti 2016 ngjarja e merr emrin e tij, edhe ky turnir është duke u rritur nga viti në vit si për nga shikueshmëria ashtu edhe për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.

Edhe këtë vit janë 64 ekipe pjesëmarrëse me lojtarë profesionistë nga e gjithë Kosova.

Turniri fillon sot më datë 18.06.2023, dhe janë parapara të zhvillohen 5 ndeshje.

Turniri pritet të zgjasë deri në javën e dytë të muajit korrik.

 

Të ngjashme