Lajme
“Ne nuk do të jemi skllevër”, deputetja ukrainase: Është e vështirë të fitosh një luftë, por nuk ka rrugë tjetër
Demokracia
16:53 | 22 Maj 2022

Share:

Deputetja ukrainase Yelyzaveta Yasko në një intervistë për Sophy Ridge On në Sky këtë mëngjes konfirmoi një deklaratë të mëparshme të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ai tha se nuk do te kishte kompromis me Rusinë.

Deputetja ta: “Ne nuk do t’i japim asnjë territor Rusisë, nuk mund të ketë asnjë kompromis për këtë.”

“Civilët, ushtarakët dhe ushtria jonë, ne nuk do ta falim këtë,” thotë ajo, duke nënkuptuar viktimat.

“Nuk është as në diskutim”.

“Ne besojmë se mund ta kthejmë Krimenë.”

“Tani Putini është plotësisht në një humor të çmendur dhe ne e kuptojmë se ai po përdor të gjithë forcën e tij për të shkatërruar Ukrainën… ne duhet t’i kthejmë territoret tona, sepse kemi paguar tashmë një çmim shumë të lartë.”

“Ne do të shkojmë deri në fund për të rikthyer territoret tona. Unë mendoj se është shumë e vështirë të fitosh (një luftë) sepse gjithmonë ka viktima… kjo është diçka që do ta kujtojmë për qindra vjet në të ardhmen, por sigurisht duke folur për lirinë tonë, vendin tonë, territorin tonë, nuk ka rrugë tjetër veç fitores.

“Ne nuk do të jemi skllevër – kjo nuk është e pranueshme për ne’, përfundoi ajo./abcnews.al/

Të ngjashme