Sport
Në faqen zyrtare të klubit publikohet një “bombë” – Çfarë po paralajmëron FC Ferizaj me mëngjes?
Demokracia
09:57 | 05 Janar 2023

Share:

FC Ferizaj para pak minutash, përmes faqes zyrtare të klubit në Facebook, e ka bërë një postim të pazakonshëm.

Ata e kanë postuar një ’emoji’ të bombës, duke dashur të paralajmërojnë se së shpejti do të kemi të reja.

Ndonëse e fundit në tabelë, në afatin kalimtar të dimrit, klubi nga Ferizaj ka qenë skuadra më aktive, duke i zyrtarizuar tri ardhje deri më sot.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Çlirim Avdulli, mesfushorin me tipare sulmuese, Besar Isenin dhe qendërmbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Mecinoviq.

Të ngjashme