Lajme
Në Ditën e Mësuesit protestohet para MASH-it, ministri dhe ish-ministrat vlerësohen me notën 1
Demokracia
13:45 | 07 Mars 2021

Share:

“Global Shapers Prishtina” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Me rastin e shënimit të Ditës së Mësuesit, sot më 7 mars, grupi “Global Shapers Prishtina” ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), gjatë të cilit thanë se MASH-i ka ngelur në sistemin arsimor dhe e njëjta po shkëlqen në korrupsion, nepotizëm dhe interesa partiake, raporton Demokracia.com.

“Ministria e Arsimit ngel në menaxhimin e sistemit të arsimit, shkëlqen në korrupsion, nepotizëm dhe interesa partiake”, thanë nga ky grup.

Përmes këtij aksioni ata thanë se, rininë e Kosovës  po i ngelin ministrat e Arsimit.

“Rinia e Kosovës, i ngel Ministrat e Arsimit, në Ditën e Mësuesit. Për dështimin në këto 20 vite, ne sot kërkojmë llogari nga përfaqësuesit e partive politike të cilat kanë qenë ministra/e. Atyre sot ua mbyllëm notat 1 (njësh) në këto lëndë: Testi PISA, Infrastrukturë në Shkolla, Psikologët në shkolla, Performanca e mësimdhënësve, Digjitalizimi, Mësimi shtesë. Ndërsa notën 5 ua kemi vendosë në lëndët: Nepotizëm, Korrupsion dhe Koalicione. 20 vite kalendarike janë shumë, e aq më të rëndë e bën gjendjen kur e dijmë se përgjatë këtyre viteve nëpër këtë sistem kanë diplomuar qindra mijëra gjenerata”, u tha nga Global Shapers Prishtina.

Ata thanë se Kosova nuk ka arsye të festojë 7 Marsin, duke thënë se arsimi është në kolaps total.

“Sot 7 Marsin, që tradicionalisht festohet si Dita e Mësuesit, e shënuam me protestë sepse Kosova nuk ka asnjë arsye të festoi.  Sistemi arsimit është në kolaps total, duke marrë parasysh problemet e shumta që e shoqërojnë”, u tha në njoftim.

“Global Shapers Prishtina” potencoi edhe problematikën e rezulteteve të testit PISA për Kosovën si dhe mospaisjen e shkollave me infrastrukturë të nevojshme.

“Rezultatet e testit PISA e vendosin Kosovën në fund të listës, raportet e Bankës Botërore potencojnë se nxënësit me përfundimin e 12 viteve shkollim marrin njohuri të barazvlefshme me përfundimin e klasës së 7-të fillore, dhe analiza e raporte të shumta theksojnë problemet e mëdha në arsim.Shkollat në masë të madhe nuk janë të paisuna me laboratore e infrastrukturë tjetër të nevojshme përcjellëse që i kontribuon konkretizimit të materialit shkollor. Shkumësi, tabela e shpuza janë mjetet e vetme në pronësi të shkollave”, thuhet në komunikatë.

Përmes kësaj komunikate, “Global Shapers Prishtina”, ka bërë të ditur se, digjitalizimi në shkolla nuk është as në proces, si dhe mësimi shtesë nuk realizohet nga mësimdhënësit edhe kur kërkohet nga nxënësit.

“Digjitalizimi në shkolla nuk është as në proces, këtë e dëshmoi edhe situata me pandeminë, ku në vend se mësimdhënësit të kishin paisjet dhe njohuritë të gatshme, shkollat nuk kanë as casje në internet e llaptop, e lëre më të përdorin internetin për konkretizim të materialit shkollor. Mësimi shtesë nuk realizohet nga mësimdhënësit, as në rastet kur kërkohet nga nxënësit. Asnjë reformë që siguron cilësi nuk është bërë në matjen e performancës së mësimdhënësve, gjë që ka bërë të dështoi investimi tek ta nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve tjera. E shumë probleme tjera, të cilat e pamundësojnë hapësirën që ne sot të flasim për kreativitet, për aftësi të ndërmarrësisë e inovacion brenda shkollave”, theksohet në njoftim.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Ministria e Arsimit ngel në menaxhimin e sistemit të arsimit, shkëlqen në korrupsion, nepotizëm dhe interesa partiake.

Rinia e Kosovës, i ngel Ministrat e Arsimit, në Ditën e Mësuesit. Për dështimin në këto 20 vite, ne sot kërkojmë llogari nga përfaqësuesit e partive politike të cilat kanë qenë ministra/e. Atyre sot ua mbyllëm notat 1(njësh) në këto lëndë: Testi PISA, Infrastrukturë në Shkolla, Psikologët në shkolla, Performanca e mësimdhënësve, Digjitalizimi, Mësimi shtesë. Ndërsa notën 5 ua kemi vendosë në lëndët: Nepotizëm, Korrupsion dhe Koalicione.

20 vite kalendarike janë shumë, e aq më të rëndë e bën gjendjen kur e dijmë se përgjatë këtyre viteve nëpër këtë sistem kanë diplomuar qindra mijëra gjenerata.

Sot 7 Marsin, që tradicionalisht festohet si Dita e Mësuesit, e shënuam me protestë sepse Kosova nuk ka asnjë arsye të festoi.

Sistemi arsimit është në kolaps total, duke marrë parasysh problemet e shumta që e shoqërojnë. Rezultatet e testit PISA e vendosin Kosovën në fund të listës, raportet e Bankës Botërore potencojnë se nxënësit me përfundimin e 12 viteve shkollim marrin njohuri të barazvlefshme me përfundimin e klasës së 7-të fillore, dhe analiza e raporte të shumta theksojnë problemet e mëdha në arsim.

Shkollat në masë të madhe nuk janë të paisuna me laboratore e infrastrukturë tjetër të nevojshme përcjellëse që i kontribuon konkretizimit të materialit shkollor. Shkumësi, tabela e shpuza janë mjetet e vetme në pronësi të shkollave.

Digjitalizimi në shkolla nuk është as në proces, këtë e dëshmoi edhe situata me pandeminë, ku në vend se mësimdhënësit të kishin paisjet dhe njohuritë të gatshme, shkollat nuk kanë as casje në internet e llaptop, e lëre më të përdorin internetin për konkretizim të materialit shkollor.

Mësimi shtesë nuk realizohet nga mësimdhënësit, as në rastet kur kërkohet nga nxënësit.

Asnjë reformë që siguron cilësi nuk është bërë në matjen e performancës së mësimdhënësve, gjë që ka bërë të dështoi investimi tek ta nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve tjera.

E shumë probleme tjera, të cilat e pamundësojnë hapësirën që ne sot të flasim për kreativitet, për aftësi të ndërmarrësisë e inovacion brenda shkollave.

Ministrat:

2001 – Rexhep Osmani

2004 – Agim Veliu

2007 – Enver Hoxhaj

2011 – Ramë Buja

2014 – Arsim Bajrami

2017 – Shyqri Bytyqi

2019 – Hykmete N. Bajrami

2021 – Ramë Likaj

Antarët: Eris Çunaku Xheneta Haziri Ika Bardhi Diellza Agaj Arta Berisha Avi Gashi. /Demokracia.com/

 

Ministria e Arsimit ngel në menaxhimin e sistemit të arsimit, shkëlqen në korrupsion, nepotizëm dhe interesa…

Posted by Global Shapers Prishtina on E Diele, 7 Mars 2021

Të ngjashme