ShowBiz
Në ditëlindjen e 28-të, Beatrix Ramosaj publikon këngën e re “Vonë”
Demokracia
09:48 | 09 Qershor 2022

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, feston sot (e enjte) ditëlindjen e 28-të.

Ajo me këtë rast ka vendosur të bëj një dhuratë për fansat dhe për të gjithë admiruesit e muzikës së saj duke sjell një këngë të re.

Bëhet fjalë për një projekt muzikor të quajtur “Vonë”, të cilin e ka shoqëruar edhe me klip.

Teksti është shkruar nga Elinel, kurse për muzikën dhe producimin u kujdes Bigdeal Records.

Këta të fundit e kanë bërë edhe miksimin, masterizimin dhe producimin e kësaj kënge.

“Vajza e ditëlindjes, 28”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Kënga tashmë gjendet e plotë në YouTube me lëvizjet atraktive të Ramosajt që kanë marrë vëmendje të madhe. /Telegrafi/

Të ngjashme